Mirë se vini në Kishën Soulcraft
Ndihmojmë të njohin Jezusin
Ndihmojmë njerëzit të fillojnë dhe të rritin jetën e tyre me Jezu Krishtin — pikërisht këtu në komunitetin tonë.
“Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t'ju jap çlodhje.”
Mateu 11:28
Së bashku ndjekim Jezusin
Jemi një komunitet njerëzish nga çdo sfond, të bashkuar në një gjë — dëshira për të jetuar me Krishtin dhe për ta ndarë Atë me të gjithë njerëzit.
Në Soulcraft besojmë se kisha nuk është një objekt fetar, kisha është bashkësia e lidhur dhe e udhëhequr nga Krishti! Njerëz të formuar nga Shkrimi, lutja, adhurimi dhe miqësia e vërtetë.
Historia jonë →Të gjithë jeni të mirëpritur!
Pavarësisht se ku jeni në jetë dhe në rrugën e besimit, në kishën tonë Soulcraft ka vend për ty. Mirë se vjen ashtu siç je!
Adhurimi i së dielës
Bashkohuni me ne në adhurimin e së dielës, në mësimin e Biblës dhe në bashkësi.
Përkthim në shumë gjuhë
Maqedonishtja nuk është gjuha juaj e parë? S'ka problem. Çdo të diel ofrojmë përkthim në anglisht, shqip ose çfarëdo gjuhe që ju vjen për zemër.
Dëgjo këtu →Ora e fëmijëve
Fëmijët tuaj do ta duan! Përmbajtje argëtuese dhe të përshtatshme, dhe mësues që i mësojnë fëmijët për Jezusin.
Mëso më shumë →Mesazhe video dhe audio
“Një pikë” është një përmbledhje e shkurtër e predikimeve të së dielës të pastor Nikola Galevskit. Predikimet e plota janë në podcast-in tonë, dhe së shpejti do të kemi edhe episodin e parë të podcast-it EQUINOX.